TIRANE - "E shikon atë personin që është ulur përballë nesh, na e kërkojnë të vdekur dhe nëse e realizon do kesh në dorë 120 mijë euro. E kërkon një njeri i madh, nga anët tona".
Kjo është fjalia e parë që Andon Mëhillaj, i ka pohuar Julian Sinanaj teksa pinin kafe së bashku, në një lokal në afërsi të Liqenit Artificial në Tiranë.
Ndërsa gjatë marrjes në pyetje nga policia, biznesmeni i gazit, Ilir Karçini pranon se kishte konflikte me biznesmenin e hidrokarbureve Piro Bare, ndërsa deklaron për hetuesit se nuk ka patur asnjë arsye të paguaj apo urdhëroj vrasjen e Bares.
ORA14: 00 KAÇINI NË POLICI: KAM KONFLIKE ME BARE, POR S'KAM PAGUAR VRASJEN
Biznesmeni i gazit, 44-vjeçari Ilir Karçini arrestuar një ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda pranon konfliktet me biznesmenin e hidrokarbureve Piro Bare, ndërsa deklaron për hetuesit se nuk ka patur asnjë arsye të paguaj apo urdhëroj vrasjen e Bares.
Arrestimi i Karçinit ka çuar në katër numrin e personave të arrestuar në bandën e vrasësëve me pagesë dhe tritolit, ku ndër ta janë dhe Marjon Mitro dhe dy ekzekutorët e penduar Julian Sinanaj dhe Ndriçim Gjokonaj (në foto lart).
Për Karçinin masa e sigurisë arrest me burg është marrë në mungesë, ku vetë biznesmeni ka pranuar arrestimin nga forcat spelciale të policisë së tiranës duke deklaruar për ta se akuza që i komunikohet nuk qëndron dhe gjithçka tjetër do të shprehet nëpërmjet avokatit mbrojtës.
Burime nga policia e kryeqytetit të kontaktuara nga A1 Report deklaruan, se pas shoqërimit Karçini është vizituar në ambjentet e izolimit nga avokati i tij mbrojtës por ende nuk ka dëshmuar asgjë për oficerët e policisë gjyqësore në lidhje me skemën e ekzekutimit të biznesmenti tjetër të gazit, Pirro Bare.
Ndër provat të cilat policia dhe hetuesit disponojnë për Karçinin në këto moment, veç dëshmisë së Julian Sinanajt se ishte urdhëruar nga Andon Mëhillaj të ekzekutonte Pirro Baren, janë administruar dhe disa transaksione financiare të gjetura në zyrën e biznesment. Ku sipas bluve të tiranës këto transaksione korespondojnë me deklarimet e Sinanajt me shifrën 120 mijë euro të paguar për ekzekutimin e Bares.
Në një kohë kur hetimet janë duke vazhduar intensivisht nga prokurorët e krimeve të rënda Behar Dibra dhe Ardian Nezha, zyrës së Interpol Tiranës i ka kaluar dosja e dy personave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare. Përkatësisht Genis Mëhillaj, 43 vjeç, dhe Andon (Erion) Mëhillaj, 39 vjeç, të dy këta të cilësuar nga hetimet paraprake si krerët e organizatës kriminale të ekzekutimeve me pagesë në Shqipëri.
PLANI: SI DO TE VRITEJ BIZNESMENI I PORTO ROMANOS, PIRO BARE
"E shikon atë personin që është ulur përballë nesh, na e kërkojnë të vdekur dhe nëse e realizon do kesh në dorë 120 mijë euro. E kërkon një njeri i madh, nga anët tona". Kjo është fjalia e parë që Andon Mëhillaj, i ka pohuar Julian Sinanaj teksa pinin kafe së bashku, në një lokal në afërsi të Liqenit Artificial në Tiranë. Sinanaj dhe Mëhillaj, ishin ulur përbal...