A1 Report - Pranga biznesmenit te gazit porositi vrasjen e konkurentit

2015-08-21 6

TIRANE- Policia ka vënë në pranga porositësin që do të paguante 120 mijë euro për të ekzekutuar konkurentin në fushën e hidrokarbureve.

Ilir Karçini, sipërmarrës i kompanisë importuese "Prima Gaz", është arrestuar në Tiranë, dhe më herët Gjykata e Krimeve të Rënda kishte dhënë në mungesë dhe në fshehtësi të plotë masën e sigurisë më burg për të.

Vrasja e biznesmenit të hidrokarburvere ishte parashikur të kryhej në datën 25 janar pranë Kodrave të Liqenit Artificial por u parandalua falë arrestimit nga policia e Tiranës, po atë ditë të vrasësit me pagesë Julian Sinanaj.

Burimet thanë dje për këtë tv se njeriu që ishte vënë në shenjestër zotëron depozita nafte në zonën e Porto Romanos në Durrës dhe dhjetëra karburtante në disa rrugë kombëtare të vendit.

GJYKATA E KRIMEVE TE RENDA DHA MASEN E ARRESTIT
Ndaj Karçinit Gjykata e Krimeve të Rënda kishte dhënë në fshehtësi masën e sigurisë arrest me burg në mungesë.

Vetë Julian Sinanaj ka rrëfyer në polici atentatin ndaj biznesmenit të karburanteve, i cili ishte planifikua për më datë 25 janar 2014, pra ditën kur u arrestua.

PSE DESHTOI VRASJA E BIZNESMENIT TE HIDROKARBUREVE
Vrasja e biznesmenit të hidrokarbureve, e parashikuar të kryhej në datën 25 janar pranë Kodrave të Liqenit Artificial në Tiranë, u parandalua falë arrestimit nga policia e Tiranës,po atë ditë të vrasësit me pagesë Julian Sinanaj.

Për këtë vrasje ishte kontraktuar edhe vrasësi tjetër me pagesë Ndriçim Gjikona, por të dy këta u konfrontuan për shkak se Gjikona nuk po sillte automjetin me të cilin do kryehej krimi.

Përplasja mes këtyre dhe frika se mos do visheshin kundër njëri-tjetrit solli fillimisht rrëfimin e Gjikonës në polici, dhe më pas kërkesën në izolimin e policisë të Sinanajt për të bashkëpunuar me hetuesit.

Pak ditë ditë parë policia arrestoi dhe një tjetër porositës të grupit të vrasësve me pagesë, Marjon Mitron, i akuzuar për vendosjen e eksplozivit në automjetin e Prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi, si edhe për shpërthimin në banesën e kreut të Partisë Demokratike të Vlorës, Ardian Kollozi në 1 qershor të vitit të kaluar.