A1 Report - Vjedhja e serverit, Basha: Mafioze, kercenim per biznesin

2015-08-21 1

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaron se opozitë nuk do të reshtë së zbardhuri "megaskandalin e vjedhjes së të dhënave nga serveri tatimor, duke shtuar se këto të dhëna janë potencial në duart e krimit.

Në një tryezë të rrumbullakët me temë "Ku po shkon ekonomia shqiptare" Basha tha se duhet të marrim masa para se këto të dhëna të dala nga server i tatimeve të shërbejnë si kërcënim për biznesmenët dhe konkurencën e lirë.

"Megaskandali i vjedhjes së të dhënave nga server. Përtej çështjes së korrupsionit të tipit mafioz është edhe çështje e shkatërrimit të themelit të konkurencës së lirë. Kush bën biznes...me kë, për sa kohë.
Të dhënat janë potencialisht në duar të krimit. Si opozitë kemi ngritur këtë shqetësim dhe kemi përdorur levën tonë dhe nuk do të reshtim derisa të zbardhim skandalin dhe pëgjegjësit të vihen pera ligjit, por djalli ka dalë nga shishja dhe para përballjes veç e veç dhe në tërësi me pasojat e këtij akti kriminal me përmasa të padëgjuara të fillojë të ketë efekte mbi sigurinë fizike të sipërmarrësve dhe mbi konkurencën e lirë dhe natyrën normale është detyra jonë të shohim çfarë duhet të bëjmë që bashku t'i japim fre këtij fenomeni kaq të shëmtuar që rrezikon Shqipërinë"- tha Basha.

Basha akuzoi qeverinë se nuk ka përmbushur premtimin për shlyrjen e borxhit biznesit. "Qeveria mori borxh 400 milion dollarë për të shlyer borxhin e biznesit dhe pagoi vetëm 30 milion ose 7.5% të kësaj shume", vuri në duke ai, ndërsa tha se "borxhet po vazhdojnë të akumulohen" .


"PUNESIMI, PLAGA DHE SFIDA ME E MADHE E VENDIT"
Lulzim Basha e ka cilësuar çështjen e punësimit si sfidën më të madhe të vendit sot dhe po ashtu plagën më të madhe.

"Anëtarë të PD-së, e kemi mbledhur këtë tryezë bashkëbisedimi për të vazhduar një bashkëbisedim, konsultim shkëbim mendimesh mbi realitetin me të cilin përballet ekonomia shqiptare në përgjithësi, ku ju jeni faktor kryesor dhe pjesëmarrës madhor në këtë realitet ekonomik. Jemi për të diskutuar realitetet e reja fiskale, zhvillimore, ligjore dhe për të kontribuar jo vetëm përmes vështrimit kritik por dhe diskutimit për alternativat për situata në të cilat ndodhet vendi e veçanërisht punëdhënesit, të punësuarit dhe ata që mendojnë të punësohen në këtë ekonomi", tha Basha.

Ai vazhdoi: "Në këtë tryezë ndodhen jo vetëm faktorët e ekonomisë por edhe të të punësuarit të shoqërisë shqiptare. Shteti është vetëm një fraksion i fuqisë punëdhënëse të sektorit privat.
Punësimi është plaga dhe sfida më e madhe e vendit, ndaj nëse me një logjikë lineare, ne partitë politike, duhet të japim kontributin tonë për punësimin, është e domosdoshme që sytë t'i kthejmë nga faktori kryesor i rrijtes dhe promvoimit të vendeve të punës, që është është biznesi".

"TE DHENAT, PERKEQESIM I SITUATES. BORXHET, AKOMA TE PASHLYERA"
"Për fat të keq, të dhënat e fundit që vijnë si nga Banka e Shqipërisë dhe institucione të tjera, madje dhe nga vetë INSTAT, që është vendosur në kontroll politik të palogjikshëm,...