A1 Report - Arrestimet, qytetaret e Vlores per A1 Report: Te kapen kriminelet e vërtete

2015-08-21 2

VLORË- Referuar arrestimeve të 24 orëve të fundit në lidhje me ngjarjet që kanë tronditur vendin, posaçërisht Vlorën, qytetarë shprehen për "A1 Report" se kjo ishte një punë e mirë e policisë por nuk shprehin edhe skepticizmin e tyre për arrestimin e të dyshuarve.

"Nuk di çfarë të them. S'ka shtet prandaj ndodhin këto gjëra. Unë do të bëja një thirrje si televizion. Mëshoni në shumë tek korrupsioni që ka mbytur institucionet. Mos u merrni me këto, punoni fort për korrupsionin. Unë jam shumë skeptik dhe nuk mendoj se do të ndryshojë gjë. Autorët e vërtetë nuk janë vënë para drejtësisë. Këta janë ata killerit e komanduar. Kryesorët nuk janë vënë. Punoni për korrupsionin" është shprehur për mikrofonin e A1 Report një qytetar i Vlorës.

"Duhet qetësia dhe duhet ligji. I falenderoj që u gjetën. Ligji dhe ligji, duhet ligji. Qytetarët duan qetësinë" vijon ai.

"Ata t'i arrestojnë të tërë dhe t'i eleminojnë. Gjithë ky terrorizim që i është bërë popullit. Kanë bërë shumë mirë dhe kanë punuar. Gjithmonë këto gjërat e mëdha që bëhen, si këto vrasjet bëhen kur ka tranzicione, ndërrohen qeveritë dhe i shfrytëzojnë. Kanë bërë një akt normal, heroik, shumë të mirë", është shprehur një tjetër qytetar i qytetit bregdetar.

"Këta duhet të ishin zbuluar më përpara se këta janë kriminela. Dhe kriminelat nuk kanë ngjyrë, kështu që duhen dënuar deri në një. Nuk ka mëshirë për këta. Të terrorizosh një popull të tërë me shpërthime, të marrësh para dhe të të vras unë ty, nuk shkon kjo. Është shumë e keqe dhe duhet të jemi të gjithë vigjilentë për këto gjëra. Policia deri sa i zbuloi, unë mendoj që e ka bërë punën. Mirë do të ishte ta kishte bërë më përpara. Deri tani të paktën u zbuluan se kush ishin. Mirë është të dënohen dhe mos të ketë mëshirë për këta njerëz", thotë një qytetar.

Free Traffic Exchange