TIRANE- Banorët e Krrabës kanë protestuar mëngjesin e sotëm kundër rritjes së çmimit të biletës të linjës së autobusit Tiranë- Krrabë dhe anasjelltas.
Rreth 300 banorë janë vendosur tek zona e Lapidarit dhe nuk lejojnë lëvizjen e autobusëve.
Banorët janë kundër rritjes së çmimit të biletës së autobusit Tiranë-Krrabë, e cila nga 100 ka shkuar në 130 lekë