A1 Report - Librazhd, banorët protestë kundër firmës "Salillari": Na rrezikon banesat

2015-08-21 1

LIBRAZHD- Rreth 500 banorë të komunës Qukës në Librazhd që preken nga ndërtimi i rrugës Qukës--Qafë Plloçë kanë protestuar sërish kundër firmës "Salillari" që ndërton këtë aks, pasi sipas tyre nuk respekton kontratën për shfrytëzimin e lumin Shkumbin. Sipas tyre, mbi 20 ha tokë bujqësore rrezikon përmbytjet nëse nuk merren masa nga instancat përkatëse. Banorët ankohen se firma përveç se ka dëmtuar pritat mbrojtëse, ka prerë të gjitha pemët që ishin mbjellë nga fshatarët për t'i bërë pritë lumit në stinën e dimrit.

Ligji parashikon se nuk duhet të merren inertet e lumenjve nga muaji tetor deri në muajin maj, ndërsa firma vazhdon punën. Banorët u shprehën të gjithë njëzëri se, nëse shteti nuk e rregullon situatën, atëherë ato do të bllokojnë të gjitha makineritë që transportojnë inerte nga lumi Shkumbin.