A1 Report - Shkupi:Radika,s'preket pa lejen tuaj, Koka: Projekti na demton

2015-08-21 0

TIRANE- Projekti ide i ndërtimit të hidrocentralit në Fushën e Lukovës, i cili do të shkaktonte devijimin e lumit Radika mbi Vardar nuk do të realizohet nëse qeveria shqiptare nuk do të japë pëlqimin. Ndërkohë 3 ministra të qeverisë shqiptare japin garancinë se nuk do te cenohet interesi kombëtar.

Me ftesë të kryeministrit Edi Rama, dy ministrat shqiptarë të Maqedonisë, ai i Ekonomisë, Valon Saraçini dhe ai i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Abdylaqim Ademi ishin sot në Tiranë për të sqaruar qëndrimin e qeverisë maqedonase.

"Ne jemi këtu për të thënë që nuk do të marrim asnjë vendim, pa konsultim pa vendet fqinje. Projekti do të jetë gati në qershor. Nëse qeveria shqiptare nuk jep pëlqimin për projektin final, ky projekt nuk mund të realizohet."- tha ministri Saraçini në daljen publike para medias së bashku me 3 ministrat e kabinetit qeveritar shqiptar: Damian Gjiknuri i Energjetikës, Lefter Koka i Mjedisit, dhe Ditmir Bushati, ministri i Jashtëm.

Ministri i Mjedisit i qeverisë maqedonase, Ademi ka dashur të nënvizojë se ky projekt ide 90 % është negativ.

"Do të ketë një debat të hapur dhe nuk do të merret asnjë vendim që cënon jetën e banorëve të Dibrës.- tha Ademi.


Në emër të qeverisë shqiptare, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha se, kjo qeveri në çdo moment do të mbrojë integritetin territorial dhe interesat kombëtare. Ndërkohë që ministri i Mjedisit, Lefter Koka u shpreh se: "Ndërtimi i HEC na shkakton dëm ekonomik. Nuk kemi luksin të bëjmë kompromise në kundërshtim me konventat dhe marrëveshjet ndërkombëtare".

Konferenca e përbashkët para gazetarëve e 5 ministrave të dy qeverive të vendeve fqinje u zhvillua sot paradite në kryeministri, pas takimit të përbashkët me kreun e qeverisë .

BUSHATI: OPOZITA SPEKULLON, QEVERIA DO TË MBROJË INTEGRITETIN TERRITORIAL
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha se qeveria shqiptarë do të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial.
"Ndodhem këtu për të bërë publike fakte konkrete dhe të dhëna në lidhje me çështjen e shumë përfolur, e cila falë spekullimit të opozitës është bërë objekt mediatik. Qeveria shqiptare ka një bazë të plotë të të dhënave dhe konventave ndërkombëtare ku aderon, sikundër kemi përpara një libër të madh gabimesh që na kanë lënë kundërshtarët në të ashtuquajturën negociata më sensitive. Jam këtu për të garantuar se kjo qeveri do të mbrojë dinjitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial dhe interesat e kombit."- tha Bushati

MINISTRI I MJEDISIT NE MAQEDONI, ADEMI: ASNJË VENDIM PA U KONSULTUAR
"Jemi për të informuar kryeministrin dhe ministrat e opinionin rreth temës shumë aktuale. Jemi për të sqaruar se kjo ide e vjetër në letër, sot për sot nuk ka një projekt të caktuar dhe një studim të përfunduar dhe nuk mund të trajtohet e nuk mund të ketë shqetësim as për opinionin dhe as për institucionet.
Jo vetëm qeveria e Maqedonisë por çdo vend kur ka një ide të tillë është e detyruar të thërrasë dhe vendet fqinje.
Projekti ideor nëse eventualisht do të zhvillo...