A1 Report - Gjeneva 2, qeveria e opozita siriane të shtunën në takim ballë për ballë

2015-08-21 1

GJENEVE- Qeveria siriane dhe të dërguarit e opozitës do të takohen ballë për ballë në një dhomë, ditën e shtunë. Lajmi u bë i ditur nga i dërguari i OKB për Sirinë, Lakhdar Brahimi. Palët duhet të takoheshin gjatë ditës së premte, por opozita siriane vendosi të tërhiqej në momentin e fundit, pasi qeveria siriane nuk pranonte marrëveshjen e Gjeneva 1, pra krijimin e një qeverie të përkoshme. Sipas të dërguarit të OKB, pas bisedimeve të ditës së premte me qeverinë siriane, kjo e fundit vendosi të njohë marrëveshjen e Gjeneva 1.

Brahimi pranoi se në qendër të bisedimeve ditën e shtunë do të jetë situata e ndihmave humanitare në vend dhe sidomos në zonat ku ende luftohet. Por ai pranoi se gjetja e një zgjidhjeje përfundimtare do të kërkonte kohë.

Njëri prej delegatëve të opozitës, Anas al-Absah tha për Reuters se ishte i kënaqur që regjimi sirian kishte pranuar marrëveshjen e Gjeneva 1. Ai shtoi se gjatë takimit të së shtunës, i cili do të zgjasë vetëm pak minuta, vetëm i dërguari i OKB për Sirinë do të fliste. Pritet që pasditen e të shtunës të ketë dhe një takim të dytë mes palëve.

Free Traffic Exchange