Përleshjet në Kiev të Ukrainës kanë shënuar edhe viktimat e para. Policia ukrainase, ka konfirmuar vdekjen e dy personave pranë barrikadave të vendosura nga protestuesit.
Kryeministri i Ukrainës Mikola Azarov, kishte kërcënuar ditën e martë se qeveria e Kievit do të përdorte forcën në bazë të ligjit nëse "provokimet" dhe dhuna në sheshin "Pavarësia" do të vazhdonin.
Pas kësaj deklarate dhe pas një nate të gjatë protestash dhe dhune, policia ka mundur të heqë barrikadat paraditen e sotme dhe ka filluar të shpërndajnë protestuesit gjatë rreshjeve të mëdha të dëborës.
Por turma e protestuesve kanë kundërvepruar dhe janë fshehur pas një autobusi të djegur tre ditë më parë, duke hedhur gurë dhe bomba molotov kundër forcave të policisë.
Ndërkohë që ka shkuar në 2000 numri i personave që janë kuruar nga plagosjet, mes tyre edhe 120 policë.