Irani nuk merr pjesë në konferencën mbi Sirinë

2015-08-21 0

Edhe pse fillimisht i ftoi në konferencën për Sirinë, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Mun e tërhoqi mbrëmë vonë vendimin për Iranin. Mësohet se Ban Ki Mun është zhgënjyer nga ambasadori iranian në OKB, i cili tha se për Teheranit, është i papranueshëm kushti që Asat të mbetet jashtë qeverisë së tranzicionit. Vendimi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së përçau komunitetin ndërkombëtar.

"Vendimi është i gabuar, por nuk është katastrofik. Bëhet fjalë për një takim një ditor. Është e qartë se në konferencë janë përfshirë ato vende të cilët kërkojnë largimin e regjimit të Asadit", tha Sergej Lavrov, Ministër i Jashtëm i Rusisë.

"Është zhgënjyese që Sekretari i Përgjithshëm, nën presionin e dikujt, e tërhoqi vendimin e vet. Ne shpresojmë se ai do ta tregojë arsyen e vërtetë për këtë", tha Marzi Afkam, Zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit.

Pas tërheqjes së ftesës, koalicioni opozitar sirian konfirmoi pjesëmarrjen në konferencën e paqes. Ngjarja fillon nesër në qytetin zviceran Montre e pastaj në Gjenevë. Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të 30 vendeve. Petar Bllazhevski