A1 Report - Ban ki Moon terheq ftese Irani nuk merr pjese ne "Gjeneva 2"

2015-08-21 0

IRAN- Irani nuk do të marrë pjesë në Konferencën e Paqes në "Gjeneva 2" për të ardhmen e Sirisë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban ki Moon, ka tërhequr ftesën e tij, të bërë të dielën e 19 janarit, si pasojë e mos pranimit të kushteve paraprake të pjesëmarrjes nga ana e Iranit.

Kushti që duhet të plotësonte Irani për të marrë pjesë në "Gjeneva 2", ishte që të pranonte deklaratën e "Gjeneva 1", ku thuhej se Presidenti sirian Bashar Al-Assad duhet të dilte nga skena politike.

Sipas një zëdhënësi të OKB-së, Ban Ki-Moon është i zhgënjyer nga deklaratat e fundit të Iranit, që nuk përputhen me impenjimet e ndërmarra.

Ndërkohë opozita siriane e ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj e cila më parë kishte si qëllim bojkotimin e punimeve, por tanimë pjesëtarët e kësaj opozite, janë të kënaqur nga ndryshimi i itenerarit të Kombeve të Bashkuara.

Irani është aleati rajonal më i fortë i presidentit sirian Assad dhe është ai që e ka furnizuar regjimin me këshilltarë, para dhe materiale, që nga fillimi i krizës në vitin 2011-të.

Por sipas presidentit Bashar al-Assad, obiektivi kryesor i "Gjeneva 2", duhet të jetë "lufta kundër terrorizmit". Dhe nëse do të mundej regjimi, do të jetë e gjithë Lindja e Mesme që do të shkojë në kaos.

Në një intervistë për "France press", presidenti sirian ka deklaruar edhe njëherë mundësinë e një rikandidimi në zgjedhjet e ardhshme presidenciale që do të zhvillohen në qershor. Gjatë kësaj interviste, ai u shpreh se nuk sheh asnjë arsye për të mos u rikandiduar, nëse është dëshira e njerëzve.