A1 Report - Gjiknuri: Vjedhja e energjise krim s'do te falet asnje fature e papaguar

2015-08-21 0

TIRANË - Mbi 50% e energjisë elektrike që hidhet në rrjet nuk paguhet. E përkthyer në shifra, buxhetit të shtetit i mungojnë rreth 140 milionë dollarë në vit, një vlerë kjo e konsiderueshme që ka çuar drejt degradimit sistemin energjetik.

Ministri Gjiknuri e cilësoi krim vjedhjen e energjisë, duke nënvizuar se asnjë faturë e papaguar nuk do të amnistohet.

"Duhet të sensibilizojmë qytetarët, mospagesa është problem për tregun. Nuk mund të vazhdohet kështu. Nuk do të ketë amnisti për faturat e papaguara. Ndihma e vendorëve me rendësi për këto masa".

Këto deklarata ministri Gjiknuri i bëri gjatë mbledhjes së Task-Forcës së energjisë për qarkun e Tiranës.

Të pranishëm në takim ishin prefekti Sadi Vorpsi, kryetarët e bashkive dhe komunave të qarkut Tiranë, kryetarët e njësive bashkiake të kryeqytetit, përfaqësues të prokurorisë dhe policisë së qarkut, si dhe drejtuesit e drejtorive rajonale.

Free Traffic Exchange