BERAT- Ndonëse Berati është pjesë e UNESKOS, shumë lagje në qytet lënë për të dëshiruar. Prej 20 vitesh nuk është vënë re asnjë ndërhyrje në fasadat e pallateve, gjë që krijon një imazh negativ në sy të turistëve.
Në një situatë të tillë ndodhen pallatet në lagjen "30-vjetori" në këtë qytet, ndërsa për çdo qytetar apo turist që kalon aty vihet re se panorama që të ofrojnë këto pallate lë për të dëshiruar.
Në këto zona përveç mungesës së mirëmbjatjes, në këto pallate banorët vuajnë shpesh herë edhe mungesën e ujit të pijshëm.