BURREL- Një pikë karburanti në aksin rrugor Burrel-Milot është bërë pre e grabitjes nga 3 persona me maska dhe me armë.
Grabitja ka ndodhur rreth orës 05:30 minuta pranë fshatit Baz.
Nga të dhënat e para mësohet se grabitësit kanë lidhur punonjësin e pikës së karburantit dhe më pas i kanë vjedhur xhiron e ditës.
Grabitësit dyshohet se janë larguar në drejtim të lumit Mat. Policia thotë se është i vështirë identifikimi i autorëve pasi kanë qenë me maska.