Izraeli ndodhet në zi kombëtare pas vdekjes së ish-kryeministrit Ariel Sharon.
Trupi i tij do të qëndrojë gjatë ditës së diel në parlamentin izraelit, ku njerëzit do të kenë mundësinë t'i japin lamtumirën e fundit.
Ndërkohë që ditën e hënë do të organizohet edhe ceremonia e varrimit të ish-kryeministrit.
85-vjeçari ndodhej në koma që prej 4 janarit të vitit 2006, si pasojë e një hemoragjie cerebrale të rëndë. Javën e fundit shëndeti i tij u përkeqsua ndjeshëm. Sharon ndërroi jetë më 11 janar 2014, në Qendrën Mjekësore të Sheba, në Tel Aviv të Izraelit.
Ish-kryeministri izraelit do të mbahet mend për luftën e zhvilluar kundër Palestinës, por edhe për vendimin e tij shokues për t'u tërhequr nga Rripi i Gazas.