TIRANË - Presidenti Nishani ka dhënë sot një pritje për diplomatët e akredituar në vendin tonë me rastin e fillimvitit të ri, 2014. Pritjen e çeli ambasadori i Vatikanit, D'Annunzio.
Pasika falenderuar dhe bërë urimet për këtë Vit të Ri për paqe dhe begati, Nishani theksoi se Shqipëria i vlerëson lart marrëdhëniet e mira që ka me vendet tuaja. "Ju falenderoj për bashkëpunimin e ngushtë vitin e kaluar. I vlerësoj shumë rezultate e përpjekeve tona të përbashkëta. Ju siguroj për mbështetjen time të pandërprerë".
Nishani falenderoi për ndihmesën e paçmuar që këto vende dhanë në zhvillimin paqësor me standarde europiane të zgjedhjeve, me kalimin paqësor të pushtetit. Duke shënuar përparim.
Duke iu referuar OSBE-ODHIR, Nishani tha se zgjedhjet në tërësi ishin konkurruese dhe kjo dëshmon respekt të mirëfilltë për liritë themelore. OSBE-ODHIR do jenë udhërrëfyese për përmirësimin e standardeve. Shqipëria arritje të konsiderueshme, duke treguar vullnet të qartë dhe të vendosur në rrugëne reformave.
NISHANI: SHQIPTARËT PRISNIN QËNDRIM MË REALIST PËR STATUSIN
Më tej Presidenti kritikoi mosdhënien e Statusit, duke thënë: "Shqiptarët prisnin një vlerësim më realist për Statusin që do shërbente si stimul inkurajues. Pavarësisht rekomandimeve KE nuk i dha Statusin Shqipërisë. Megjithatë qytetarët shqiptarë dhe përfaqësuesit e tyre nuk kanë asnjë dilemë se integrimi europian mbetet për ta përparësi e padiskutueshm, ap alternativë konkurruese. Shqiptarët janë qytetarë europianë dhe pretendojnë dhe meritojnë të jenë europianë në gjithë aspektet. Ne duhet të promovojmë se jemi sa të përgjegjshëm dhe të aftë". "Në përpjekje për ta arritur këtë qëllim bazuar në mundësitë tona do bashkëpunojmë edhe më ngushtë me aleatët tanë europianë dhe SHBA që kanë shfaqur zemërgjerësi dhe mirëbesim ndaj Shqipërisë. Ne kemi qartësinë që ta konsiderojmë proces reformash sfidash..që do kohën e nevojshme".
NISHANI: SHQIPËRIA, HAPA TË KONSIDERUESHËM NË RAJON
"Vendi ynë ka hedhur hapa të konsiderueshëm në rajon. Vlerësojmë zhvillimet e dialogut Kosovë Serbi. Prishtina dhe Beogradi po ofrojnë model shembullor se si mund të lihet pas e kaluara problematike për hir të së ardhmes paqësore. Kosova i ka bindur skeptikët si faktor paqeje në rajon dhe që pavarësia e saj nuk cënon paqen në rajon. Ne do vijojmë të mbështesim njohjen ndërkombëtare dhe përfshirjen e saj në nisma rajonale dhe më gjerë. Anëtarësimi i Kroacisë zgjeroi BE duke shtuar një pikë kontakti. I përcjell urimet e përzemrta popullit mik kroat. Zbatimi i projektit TAP një fazë të re për sigurinë dhe stabiltietin enegjitik. Vendet tona po punojnë për korridorion Adriatiko-Jonian, korridori 8 është sfidë. Kjo infrastrukturë e re impakt të fortë".
SHQIPËRIA I DETYROHET SHUMË SHBA, ASNJË SFIDË S'CËNON MIQËSINË TONË NJËSHEKULLORE
"Shqipëria dhe shqiptarët i detyrohen shumë popullit amerikan. Shqipëria do jetë kurdoherë përkrah aleatëve dhe partnerit të saj të madh SHBA në mbrojtje të paqes duke treguar vullnet të plotë dh...