A1 Report - Lene menjane politiken, deputetet vizitojne gruan e dhunuar ne Durres

2015-08-21 0

DURRES- Gratë deputete të parlamentit të Shqipërisë pavarisht përkatësisë politike, janë solidarizuar me 39-vjeçaren nga Durrësi, e cila tre ditë më parë u dhuna nga bashëshorti dhe i biri, teksa e akuzonin se i kishte çnderuar.

Përfaqëueset e Aleancës së Grave Deputete kanë vizituar sot, Vojsava Arapin, ndërsa janë njohur nga afër me rastin e 39-vjeçares, që ra viktimë e mentalitetit të prapambetur të bashkëshortit të saj.

Kryetarja e Aleancës së Grave Deputete, Mesila Doda, në emër të kolegeve të saj dënoi ashpër dhunën ndaj 39-vjeçares, ndërsa u ndal tek nevoja e miratimit të një ligji më të fortë për të parandaluar dhunën ndaj grave.

Dje bashëkshorti i Vojsavës, Gjergj Arapi, dhe i biri Pjetri janë njohur me masën e sigurisë "burg pa afat" nga Gjykata e Durrësit.