A1 Report - Pas festave, emigrantet fillojne te largohen nga Shqiperia

2015-08-21 0

KAPSHTICE- Pas festave të fundvitit, emigrantët shqiptarë po rikthehen në vendet e tyre të punës. Kështu, vetëm në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, ndryshe nga dy ditët e mëparshme, mëngjesin e sotëm ka pasur një fluks kalimesh për në shtetin fqinj, Greqi.

Gjatë 24 orëve të fundit, rreth 6684 emigrantë shqiptarë janë rikthyer në Greqi, ndërsa kanë hyrë në tokën shqiptare 2927 shtetas.

Pokështu, gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë hyrë 612 mjetë nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës, dhe kanë dalë 1520.

Mësohet se në këtë pikë të kalimit kufitar, pala shqiptare punon me 5 sportele, ndërsa pala greke me 3 sportele.

Ndërkohë në Kakavijë, gjatë 10 orëve të fundit kanë hyrë rreth 2 mijë persona dhe mbi 2200 persona kanë dalë nga territori shqiptar.

Mësohet se në këtë pikë kufitare nuk janë shënuar radhë. Pala shqiptare punon me 6 sportele, 3 në hyrje dhe 3 në dalje, ndërsa ajo greke me 2 në hyrje dhe 2 në dalje.

Free Traffic Exchange