Shqipëria pritet që të preket nga një valë e madhe e klandestinëve Sirianë që kërkojnë për të shkuar në vendet e Bashkimit Evropian. Nëse deri dje kishte vetëm dyshime, sot ky fakt është konfirmuar ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, e cila shprehet se ka ndryshuar trajektorja e klandestinëve që kërkojnë të shkojnë për në Evropë.
?Ka pasur një ndryshim të kësaj trajektore dhe unë e di sepse sot jam informuar që ka një numër të madh sirianësh që presin të hyjnë në Shqipëri të gjithë ata persona që në fakt presin të hyjnë në Shqipëri është mirë që të kenë një regjistrim të posaçëm dhe të identifikohen kjo dhe për arsye sigurie.?-tha Gjosha
Edhe pse numri i klandestinëve që pritet të vij në Shqipëri të jetë i lartë, Gjosha shprehet se Shqipëria i ka marrë të gjitha masat për të pritur këtë valë klandestinësh.
?Për mendimin tim qeveria do të jetë e gatshme të ndërrmarë të gjitha masat e nevojshme duke mos ndërtuar asnjë murë kundrejt këtyre refugjatëve që kërkojnë të hyjnë në vendin tonë dhe ajo që është e rëndësishme është që të ketë një bashkëpunim shumë të madh me të gjithë vendet fqinje në këtë rast me Greqinë por edhe me gjithë vendet e bashkimit evropian sepse ky duhet të jetë një projekt i përbashkët.?-shprehet ministrja
Këto deklarata Gjosha i bëri gjatë pjesëmarrjes në aktivitetin përmbyllës te Programit Ndërkufitar Shqipëri- Greqi, 2007-2013, i cili u zhvillua ditën e sotme ne qytetin e Korçës.