TIRANE- Të gjithë gjimnazistët që do t'i nënshtrohen Maturës Shtetërore në qershor 2014, do të japin jo dy provime me detyrim, por plot tre të tilla, si dhe dy provime të tjera me zgjedhje. Pra në total maturantët këtë vit do të testohen për 5 provime dhe jo më për katër siç ka qenë skema klasike që nga viti 2006, kur u implementua për herë të parë Matura Shtetërore.
Ministria e Arsimit, ka publikuar udhëzimin e firmosur nga Lindita Nikolla për mënyrën e zhvillimit të provimeve të Maturës Shtetërore ku përcaktohet se provime të detyruara do të jenë: Gjuha shqipe dhe Letërsis; Matematika dhe një Gjuhë e Huaj që e zgjedhin vetë të rinjtë.
Testi i gjuhës së huaj të hartohet në përputhje me gjuhën që parapëlqen secili maturant kandidat, në nivelin gjuhësor A2.
"Menuja e gjuhëve të huaja si provim i detyruar është: Anglishg, Italisht, Frëngjisht dhe Gjermanisht. Preferencat e maturantit/kandidatit për këtë provim do të pasqyrohen në Formulari A1,/ A1Z. Testi i gjuhës së huaj si provim i detyruar do të hartohet nga AKP dhe povimi do të administrohet nga DAR/ZA-të përkatëse. Vlerësimi do të realizohet nga AKP-ja", thuhet në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit që mban datën e sotshme, pra 26 dhjetor 2013.
Udhëzimi saktëson se vlërësimi i gjuhës së huaj (D3), si provim i detyruar, do të pasqyrohet në Certifikatën e Maturës, por nuk do të ndikojë te pikët spas formulds 9/b të këtij udhëzimi.