GJERMANI - Gjermania, një nga vendet skeptike për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë i ka thënë parimisht "PO" statusit në qershor. Pas dhënies së "Jo"-së në dhjetor, Berlini zyrtar ka ndryshuar kurs duke e parë me pozitivitet statusin, dhe qëndrimi është shprehur nga kancelarja Angela Merkel në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Berlin.
"Shqipëria po bën negociata për statusin e kandidatit. Ne i trajtojmë vendet në bazë të raporteve të Komisionit Europian. Në qershor ne do të marrim një raport të ri, ku Komisioni Europian do të ketë regjistruar punën e bërë nga Shqipëria dhe ne do ta shohim me një vështrim pozitiv për statusin. Çështja e statusit është çështje kohe, jo se nuk do ta marrë, sepse Shqipëria sigurisht që do të munda ta marrë atë. Çdo gjë varet nga raporti që do të marrim nga Komisioni Europian", - tha kancelarja Merkel.
Kancelarja Merkel tha se është ftuar nga kryeministri Rama pë një vizitë në Shqipëri, të cilën tha se do ta realizojë brenda këtij viti.
RAMA: VENDI I SHQIPERISE, NE EUROPE
Ndërsa kryeministri Edi Rama duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen gjermane, theksoi se në takimin me Merkel foli lidhur me ecurinë e punëve të Shqipërisë dhe rolin e saj për ta çuar më tutje projektin e madh të integrimit Europa. Sipas Ramës qeveria është e vendosur për të ecur në rrugën e modernizimit të reformave.
"I shpreha mirënjohjen kancelares Merkel duke përfituar nga rasti për t'i thënë të gjithë atyre që na ndjekin se patëm një bashkëbisedim shumë miqësor, shumë të hapur, shumë intensiv lidhur me ecurinë e punëve në Shqipëri dhe në rajon. Lidhur me ecurinë e punëve në Rajon, rolin e Shqipërisë për të çuar më tutje projektin e integrimit, ishte një rast optimal per t'i shprehur kancelares mirënjohjen për gjithcka Gjermania ka bërë për Shqipërinë në këto vite dhe domosdoshmëria e rritjes së bashkëpunimit ekonomik, për shkak se konsiderojmë se roli transformues i Gjermanisë në kulturen e sipërmarrjes së sektorit privat në Gjermani janë një mundësi dhe një kërkesë legjitime për të qenë shumë më prezent dnë rajon dhe shqipëriqën.janë një mundësi dhe kërkesë legjitime për të qenë sa më prezentë në rajon dhe Shqipëri
Qeveria jonë është e vendosur për të ecur në rrugën e modernizimit të reformave, që do të garantojmë shumë më tepër cilësi jete dhe shërbimesh për njerëzit, luftë reale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar . Ky është fillimi i një procesi ku Shqipëria kërkon të ecë më shpejt drejt Evropës dhe integrimi është proces i patjetërsueshëm. Është vetëm fillimi i një procesi ku Shqipqëria kërkon të ecë më shpejt drejt Europës. Vendi ynë është në Europë, do të bëjmë gjithçka që të meritojmë atë vend që shqiptarët aspirojnë dhe që me ndihmën e kancelares dhe parnterëve tanë europianë ne do të mund t'jua japim duke bërë të gjitha detyrat tona, duke shprehur vetëdijen që procesi i integrimit. 2014-a është një vit i jashtëzakonshqëm për Ballkanin, i pari vit ku s'ka një fqinj me pushkën drejtu...