(Gazetar, Elkier Bushkolaj). TIRANË - Presidenti Bujar Nishani ngatërron kuptimin e Krishtlindjes me Pashkët. Në përshëndetjen që ai u dërgon shqiptarëve ai i uron nga zemra për "ditën e shenjtë të Ringjalljes".
Duke ngatërruar Lindjen e Krishtit (Krishtlindjen) nga Maria në Nazaret me ditën e Ringjalljes së tij tri ditë pas vdekjes së tij në kryq.
Fjala Ringjallje, tipike e Pashkëve, përdoret disa herë në njoftim, madje dhe "Krishtlindja, duke qenë festë e Ringjalljes", duke lënë jashtë çdo dyshimi se bëhet fjalë për një ngatërrim e jo një përdorim të qartë të fjalës.