Në përgjigje të letrës publike të ministrit të jashtëm që i kërkonte Presidentit të çlirohej nga roli i qarramanit, ky i fundit përmes një deklarate për shtyp ka shpjeguar se pse i ka ngelur hatri me Bushatin, dhe pse anuloi takimin me ambasadorët. Sipas tij janë dy arsye: së pari, Bushati nuk e kishte ftuar Nishanin të mbante fjalën hapëse në Konferencën e Ambasadorëve, dhe së dyti, Bushati nuk ishte i ftuar në presidencë, por vetëm ambasadorët.