A1 Report - Shoqata e Avokateve: Arrestimet ne Gjykaten e Pukes, te paligjshme

2015-08-21 5

TIRANË- Shoqata e Avokatëve Penalistë ka reaguar dje lidhur me arrestimet në Gjykatën e Pukës.

Kreu i kësaj shoqate, Sajmir Visha, ka deklaruar në mbledhjen e mbajtur në Hotel Tirana se "arrestimet në gjykatën e Pukës janë tendencioze".

"Në Shqipëri ka vakuum ligjor për avokatët penalistë. Arrestimet me akuzën e ndikimit tek funksionari janë absurde", është shprehur Visha, në emër të Shoqatës së Avokatëve.

Sipas tij ka "vakuum ligjor për mënyrën e lidhjes së marrëveshjes me klientin".

"Nuk lejohet të përgjohet marrëdhënia e avokatit me klientin. Ne mbështesim luftën ndaj korrupsionit por jo të jashtëligjshme", ka theksuar Visha.