TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot takime me biznesin e vogël në lagjen e njohur si "Don Bosko" në Tiranë.
Rama ka premtuar se zotimi për heqjen e taksës së biznesit të vogël do jetë realitet i Buxhetit 2014. Realitet, sipas tij, do jetë edhe zotimi për uljen e tatim-fitimit mbi biznesin e vogël.
"Në 1 janar bie sistemi i taksës së sheshtë, që rrënonte ata që fitonin më pak dhe bashkë me të bie edhe sistemi abuziv i taksimit të dyfishtë për ata që jetojnë me një biznes të vogël. Këto masa i rijapin frymë ekonomisë familjare dhe nxisin vetëpunësimin. Përgjysmohet barra administrative për biznesin e vogël, sepse s'ka më as taksidarë dhe as fatura aforfe të pushtetit vendor", shton Rama.