A1 Report - Vrasja e dyfishte, SHKB merr ne pyetje oficerin qe "liroi" Demirajn

2015-08-22 6

TIRANE - Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm merr në pyetje oficerin e krimeve për lirimin e Dritan Demirajt. 29-vjeçari në fund të shkurtit dhe fillimin e marsit vrau bashkëjetuesen italiane Lidia Nusdorfi dhe të dashurin e saj po italian Silvio Mannina.

Oficeri L.Ferzaj, u pyet për procedurën e lirimit të Demirajt pas shoqërimit për rrahjen e familjen së dajos së tij.

Oficeri Ferzaj deklaron se e ka proceduar Demirajn për plagosje të lehtë dhe dërguar procedimin të nesërmen në prokurori.

Përsa i takon lirimit të të shoqëruave dhe të arrestuarve Ferzaj deklaroi për SHKB, se ky është një atribut i titullarit të Komisariatit, në bazë të vendimeve të gjykatës apo prokurorisë.

Përsa i takon njohjes me Demirajn, oficeri pranon se ka qenë një njohje momentale. Demiraj ka parë në foto në mur të oficerit me dy oficerë të tjerë në një moment stërvitjeje në një palestër boksi dhe ka tentuar të hyjë në bisedë duke thënë se kishte qenë edhe ai boksier.

Oficeri është shprehur për SHKB se as vendi ku ishin stërvitur dhe as mosha nuk kanë përkuar që ata të jenë njohur apo ndeshur më parë në boks.

Demiraj i ka kërkuar leje të pinte një cigare në zyrë, por oficeri nuk e ka lejuar dhe ka përfunduar marrjen në pyetje. Demiraj ka shlyer 12 orëshin dhe ka dalë, dhe në deklarimet e tija për SHKB, oficeri është shprehur se nuk ka patur më asnjë kontakt tjetër me të.

Për largimin nga Shqipëri pas tentativës së dytë natën e fundvitit, dhe vonesën e urdhërit të kërkimit në pikën kufitare të Qafë Botës, oficeri është shprehur se nuk ka patur dijeni për këtë fakt, pasi ishte transferuar nga Komisariati numër 2 që në datën 6 dhjetor.

Përsa i takon pistoletës që ka humbur në zyrën e tij në Komisariatin numër 2, ku ai qëndronte bashkë me një officer tjetër, arma sipas tij është vjedhur.

Ka patur përgjegjësinë ta ruajë dhe për këtë është përjashtuar nga policia, ndonëse e konsiderin një vendim tepër të rëndë për të cilin po ndjek rrugët ligjore për ta rrëzuar.

Humbja e armës së sekuestruar nuk ka ndikuar në gjykimin e personit të cilit i ishte bllokuar, ndërsa nuk ka rezultuar të ketë kryer qitje në ndonjë ngjarje kriminale.

Free Traffic Exchange