Ukraina ka arritur një marrëveshje të re tregtie me Rusinë, e cila u quajt si historike nga kryeministri ukrainas Mykola Azarov. Presidenti rus Valdimir Putin ka pranuar të blejë 15 miliardë euro bono thesari të qeverisë ukrainase si dhe të ulë në mënyrë drastike çmimin e gazit rus.
Kryeministri Azarov deklaroi në një mbledhje të qeverisë se kjo paketë do të ndihmonte me stabilizimin e financave të Ukrainës. Sipas tij, nëse Ukraina nuk firmoste këtë marrëveshje, së shpejti do të mund të shpallte falimentimin.
Azarov shtoi se marrëveshja e ditës së martë mes Presidentit Vladimir Putin dhe atij ukrainas, Viktor Yanukovych, ishte opsioni i vetëm për vendin e tij në këtë kohë krize ekonomike.
Kjo marrëveshje vjen pak ditë pas protestave të dhunshme që shpërthyen në Kiev në fillim të muajit dhjetor, pas vendimit të qeverisë për të mos firmosur marëveshjen e tregtisë me BE-në.
Disa ditë më parë, Kryeministri ukrainas Azarov i kërkoi 20 miliardë dollarë BE, në mënyrë që ekonomia e vendit të tij, ti afrohej më shumë atyre të vendeve të tjera të BE, por edhe si shpërblim për humbjen e mundshme të tregut rus.