BAKU- Në Baku të Azerbajxhanit, Kryeministri Edi Rama ka firmosur marrëvëshjen e gazsjellësit trans-adriatik (TAP). Ai deklaroi se TAP mund të jetë një burim zhvillimi jo vetëm për Shqipërinë por edhe për Kroacinë, Maqedoninë, Malin e zi dhe të gjitha vendet e tjera të Europës Juglindore, një rajon i cili hyn në një epokë të re paqeje dhe kooperimi.
" TAP është një projekt gjigand, por do të jetë edhe më i madh kur të hapi rrugën për projekte të reja dhe inovative si për shembull unifikimi i Shqipërisë, Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi në një përpjekje të përbashkët për të promovuar Gazsjellësin Jonian-Adriatik (IAP), i cili do të furnizojë me gaz tregje të reja nga Korridori Jugor i Gazit dhe anasjelltas. TAP mund të jetë një burim zhvillimi jo vetëm për Shqipërinë por edhe për Kroacinë, Maqedoninë, Malin e zi dhe të gjitha vendet e tjera të Europës Juglindore, një rajon i cili hyn në një epokë të re paqeje dhe kooperimi. Shqipëria duhet të bëhet promovues i gazifikimit për shumë vendenë rajon, të cilët ende nuk kanë tregjet dhe infrastrukturën e nevojshme. Për Shqipërinë, TAP nuk është vetëm një set mundësish pro edhe një set detyrimesh.
Qeveria jonë do të prezantojnë resuret e nevojshme humane dhe materiale, strukturën institucionale për të garantuar punën e suksesshme të projektit TAP"- ka thënë Rama gjatë ceremonisë citojnë mediat në Baku.
Konsorciumi Shah Deniz njoftoi sot nënshkrimin përfundimtar të investimeve për zhvillimin e projektit të gazit Shah Deniz II me një vlerë 28 miliardë USD, në Baku të Azerbajxhanit, edhe nga kryeministri italian Enrico Letta, kryeministri gjeorgjian Irakli Garibashvili, kryeministri kroat Zoran Milanoviç dhe presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviç.
Vendimi parashikon zgjerimin e tubacionit Jugor të Kaukazit përmes Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë duke ndërtuar gazsjellësin Anatolian ( TANAP ) në gjithë Turqinë dhe ndërtimin e Korridorit Jugor të Gazit në Europë.