A1 Report - Komedia "Pallati 176" ringjallet nga te rinjte

2015-08-21 30

Komedia e pavdekshme shqiptare "Pallati 176" do të vijë në skenën e Teatrit të Metropolit, me një njëjtin subjekt dhe tekst por e mishëruar nga djem dhe vajza të rinj të profileve të ndryshme por të pasionuar pas teatrit.
Përreth 3 muaj janë përpjekur të sjellin sa më autentike, komedinë e njohur batutat dhe skenat e së cilës janë ende të përdorshme dhe shkaktojnë humor tek shqiptarët.
Ndërkohë risia në këtë shfaqje është se personazhi i Perikliut vjen i interpretuar nga një vajzë. Koordinatorja e këtij projekti Helena Halilaj shprehet për mikrofonin e A1 Report rreth shfaqes e cila do të vijë për dy ditë me radhë në Tiranë dhe më pas trupa pritet të udhëtojë edhe drejt Kosovës. Trupa e të rinjve e cila do të risjellë komedinë "Pallati 176" do të ngjiten në skenën e Teatrit të metropolit në datat 17 dhe 18 dhjetor në orën 18:00.

Free Traffic Exchange