A1 Report - Buxheti i 2014, Kuvendi: Ne daten 28 dhjetor behet votimi

2015-08-21 0

TIRANË - Debate në Kuvend për prokejt-ligjin për "Buxhetin e shtetit 2014" dhe Paketën Fiskale. Partia Demokratike akuzon mazhorancën se me këtë projekt-buxhet po rrënon ekonominë e shqiptarëve. Ata akuzojnë për mungesë transparence dhe rritje taksash për shqiptarët.

Në fund të seancës, është votuar propozimi i deputetit socialist njëkohësisht edhe i kreut të komisionit të Financave në Kuvend, Erjon Braçe, i cili kërkoi shtyerjen me një ditë të datës së miratimit të buxhetit në 28 dhjetor 2013. Propozimi u miratua me 74 vota pro dhe 48 kundër.

Nga ana e tij kreu i grupit PS-së Gramoz Ruçi thotë se mazhoranca është gati të shtojmë edhe 48 orë por buxheti të miratohet brenda kalendarit, që kufiri maksimal është data 31 dhjetor.

Parlamenti i Shqipërisë që nga ora 17: 00 dhe ka vazhduar deri në orën 18:20 diskutimet në lidhje me procedurat për diskutimin e projekt-buxhetit dhe paketës fiskale. Në fillim të seancës, gjatë fjalës e tij, kreu i Kuvendi, Ilir Meta ka deklaruar se, janë disa deputetë që kanë bërë amendime në lidhje me buxhetin e Shqipërisë për vitin 2014.