Dy prej anëtarëve të këshillit të lartë të drejtësisë ministri drejtësisë Nasip Naço dhe përfaqësuesi i parlamentit Sokol Como, bojkotuajn mbledhjen e sotme ku ndër të tjera është diskutuar dhe për emërimin e magjistratëve. Pikërisht debatet për pikën tre të rendit të ditës kanë sjellë dhe bojkotin e mbledhjes, ku sipas Naços dhe Comos aktualisht Këshilli i Lartë i Drejtësisë po kryen një proces farcë në mungesë transparencë duke penguar dhe mediat të ndjekin këtë proces.