A1 Report - Ja vrasjet dhe kercenimet me telekomande ne Vlore

2015-08-21 14

Më 09 shtator të vitit 2011 një sasi eksplozivi e telekomanduar vendosur në automjetin e gjykatësit Skerdilajd Konomi, do ti merte atij jetën duke shpërthyer në bluevardin qëndror të Vlorës.

Më 27 Janar të vitit 2012 një sasi tritoli do të vendosej në automejtin e efektivit të policisë së Vlorës Andi Begaj, ndërsa fatmirësisht gjithcka do të pasonte vetëm dëmet material.

Më 3 qershor 2013 një sasi eksplozivi tritol u vendos në banesën kreut të partisë demokratike të vlorës njëherazi dhe kandidatit për deputet Ardian Kollozit. Tritoli shpërtheu në orët e para të mëngjezit, ndërsa fatmirësisht nuk pati të lënsuar në njerëz.


Ditën e zgjedhjeve më 23 qershor 2013 një sasi eksplozivi Tritol u vendos në automjetin fuoristradë BMË, në pronësi të sekretarit të partisë Socialiste Vlorë, Kreshnik Tepelena. Ngjarja us hënua rreth orës 06:30 të mëngjezit të 23 qershorit, në zonën e Ujit të Ftohtë, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar nga shpërthimi.

Po më 23 qershor, nga shpërthimi me tritol u dëmtua dhe automjeti i Dorian Tafilit i cili mban funksionin e prokurorit në Vlorë.

Më 31 gusht 2013, shpërtheu një sasi tritoli e vendosur në automjetin Benz ML ngjyrë gri me targa AA 663 FB. Automjeti rezultoi në pronësi të biznesmenit Ermal Brahimi, me origjinë nga fshati Selishtë I Vlorës, ndërsa vetë Brahimi pësoi dëmtime në gjymtyrë.

13 dhjetor 2013 200 gram tritol C4 të telekomanduar, automjetiti të prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi. Lënda eksplozive u pikas nga oficeri i gardës në kryemisnitri. Fatmirësisht u parandalu atentati.