TIRANE- Seanca e Kuvendit është përfshirë në debate në lidhje me dërgimin në prokurori të dosjes penale ndaj ish ministrit të Mbrotjes Arben Imami për "shpërdorim detyre" dhe "pabarazi në tendera".
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli deklaroi se, abuzimet që janë bërë në këtë institucion janë jashtëzakonisht të mëdha. Gjithashtu ajo ka deklaruar se, kallëzimet penale mund të bëhen nga krerët e institucioneve kur ata mendojnë se duhet bërë një veprim i tillë.
Në replikë deputeti i PD-së, Arben Imami tha se është e pafalshme sulmi personal që i bëhet atij nga kryeministri Rama, dhe ministrja Kodheli, të cilën deputetët e PD-së e etiketuan 'zëdhënëse të kryeministrit". Madje në përgjigje pati dhe mungesë etike ndaj Kodhelit, çka nxiti dhe reagimin e Aleancës së deputeteve në Kuvend.
"Protestojmë të gjitha zonjat për këtë sjellje" -- tha Mimoza Hafizi.
Kallëzimi penal nis në çdo moment kur titullari ka bindjen se ka shkelje të ligjit, pavarësisht nëse ka përfunduar raporti i auditimit. Madje ky është detyrim për çdo titullar. Së dyti pas auditimit që KLSH-ja bën pavarësisht se KLSH ka bërë kontroll kjo nuk lejon që institucion të kontrollojë mbi një objekt dhe veprimtari dhe të dalë me konkluzione të ndryshme", tha Kodheli në fjalën e saj.
Ministrja e Mbrojtjes, ka deklaruar se, abuzimet e bëra në institucionin që ajo drejton janë më të mëdha. "Unë nuk isha e papërgatitur për rrënimin dhe xhiron e firmave të hedhura pa teklif për të abuzuar me pronat dhe paratë e taksa paguesve, por pranoj që ajo që dinim duke e parë nga jashtë, ishte më pak sesa ajo që po zbulojmë dita-ditës duke e parë nga brenda gropat e buxhetit dhe shpellat e korrpsionit." tha Kodheli.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ish-ministrit, Arben Imami.
"Nuk do të bëj llomotitje parlamentare aq më tepër që zonja doli nga zyra e kryeministrit, dhe nuk doja ta bëja debat në Parlament për të mos e shqetësuar. Ajo i ka bërë këto kontrolle me një grup ekspertësh që nuk dihet se çfarë grupi është. Zbuloni çfarëdo që mund të zbuloni. Jeni të lutur ta bëni. E pafalshme është sulmi ndaj personit, mos flisni ndaj personit, këto sulme janë të vazhdueshme.
Veproni gabim. Në 1992 t'i ke ikur për 24 orë nga posta shqiptare për të mos u ballafaquar me drejtësinë. Mos kujton se nuk e dimë si ke ikur nga Banka Amerikane, ndërsa për marrëdhëniet tuaja me kryeministrin, sot, atëherë kryetar i bashkisë së Tiranës të gjithë e dimë që ju bërtiste nga WC: Mimi mbaroi letra higjenike", tha në fjalën e tij, Imami.