A1 Report - Cefa: Ne Janar 2014 merr fund emerimi i perkohshëm i gjyqtareve

2015-08-21 0

TIRANE- Muaji i parë i vitit 2014 do t'i japë fund kryetarëve të gjykatave të emëruar përkohësisht ose në detyrë, duke ndrequr kështu gabimin për të cilin ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka hedhur disa herë akuza. Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i KLD, Elvis Cefa në një intervistë.

Lidhur me ndryshimin e mundshëm të ligjit për funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Cefa tha se do vendosën kritere më të rrepta për përzgjedhjen e anëtarëve të tij.

Sipas ministrit Nacço nga 23 gjykata rrethesh dhe 7 apeli, vetëm 7 prej tyre kanë kryetarë të emëruar në mënyrë të rregullt nga KLD. Pjesa tjetër drejtohet nga gjyqtarë që janë mandatuar përkohësisht në atë post deri sa KLD të bënte emërimin e rregullt, emërim që është vonuar me vite.

Free Traffic Exchange