Problemi me furnizimin me energji elektrike ne jug të vendit tashmë do të marë fund. Një nga investimet më të mëdha në sektorin energjetik pas katër dekadave pas elektrifikimit po kryhet në linjës elektrike 110 kv, Babicë-Sarandë, rreth 109 kilometra, pjesë e unazës energjetike të jugut.
Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri inspektuan punimet në këtë linjë, rreth 109 kilometra, pjesë e unazës energjetike të jugut.
Në këtë segment do të investohen 11 milion euro që synojnë zëvendësimin e rrjetit tërësisht të amortizuar dhe përmirësimin e cilësisë së furnizimit.
Me zhvillimin më tej të këtij investimi, me ndërtimin e dy nënstacioneve 110 kv në zonën e Bregut të Jonit, në Orikum dhe Himarë, ky bëhet i pari investim pas 40 vitesh në sistemin energjetik të kësaj zone.
Gjiknuri: Mbyllet përfundimisht problemi i furnizimit me energji
Ky investim dhe në tërësi unaza energjetike e jugut, - nënvizoi gjithashtu ministri Gjiknuri, - do të mbyllë përfundimisht problemin e furnizimit me energji të gjithë kësaj zone turistike.
Zeqo: Investimi më i madh i kryer ndonjëherë
Drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), Engjëll Zeqo tha se ky investim do garantojë përmirësimin në mënyrë rrënjësore të cilësisë së shërbimit të energjisë elektrike në një zonë me përparësi për zhvillimin e turizmit.
Rrjeti i transmetimit 110 kv të jugut të Shqipërisë, ose siç njihet unaza energjetike e jugut, e cila është në fazën e implementimit, përbëhet nga linjat 110 kv Vlorë-Sarandë; Ersekë-Përmet; Korçë-Ersekë; Përmet-Këlcyrë-Memaliaj dhe Zemblak-Korçë. Drejtori i OST-së informoi se në shtator përfundon linja Korçë-Ersekë dhe me përfundimin e linjës Babicë-Sarandë, brenda vitit 2015 krejt unaza e jugut do të jetë me një linjë të re.