A1 Report - Afrike e Jugut, nisin homazhe ne nder te Nelson Mandeles

2015-08-21 0

JOHANESBURG - Ka nisur rreth orës 11 të ditës së sotme ceremonia e homazheve për Nelson Mandelën, i cili u nda nga jeta 5 ditë më parë, në moshën 95-vjeçare. Ceremonia po zhvillohet në Stadiumin Soweto të Johanesburgut në Afrikën e Jugut, dyert e të cilit u hapën në orën 6-të me orën lokale. Pjesmarrës në Homazhet për Çmimin Nobel për Paqen, janë rreth 100 vende të botës, ku parashikohet të marrin fjalën disa liderë të ndryshëm, ku mund të përmendim sekretarin e OKB-së Ban Ki Moon dhe kreu i Bashkimit Afrikan Nkosazana Dlamini Zuma. Do të bëjnë homazhet e tyre edhe presidenti amerikan Barack Obama, i cili ka mbërritur në Afrikën e Jugut, i shoqëruar nga gruaja e tij Michelle dhe nga ish presidenti amerikan George W. Bush dhe gruaja e tij Laura. Gjithashtu homazhe do të bëjnë edhe presidentët e Brazilit, Namibias, Indisë, Kubës dhe gjithashtu edhe zëvendës presidenti kinez. Homazhet për t`i dhënë lamtumirën e fundit të ashtuquajturit Madiba do të vazhdojnë deri ditën e premte. Ndërsa varrimi i tij do të bëhet ditën e dielë, në Qunu, një fshat i vogël në Afrikën e Jugut, për të kryer kështu amanetin e presidentit Mandela, i cili kishte kërkuar që një ditë, të varrosej pikërisht në këtë vend.

Free Traffic Exchange