TIRANË - Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka bërë të ditur se, ka bërë një kallëzim penal ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, aktualish deputet i PD-së.
Kodheli ka bërë të ditur se, Imami akuzohet për konsumimin e veprave penale, "shpërdorim detyre", "shkelje e kontributeve të dhëna nga shteti" dhe "shkelje të barazisë në tendera".
"Ky nuk është një kallëzim i zakonshëm. Është një padi e mirëargumentuar dhe e përgatitur nga një grup ekspertësh që e kanë shqyrtuar deri në detaje këtë aferë korruptive të cilët kanë dalë në konkluzionin që kush ka qenë pjesë të dalë para drejtësisë. I kërkoj në mënyrë të veçantë Prokurorisë së Përgjithshme që të hetojë në lidhje me këto procedura që kanë çuar në abuzime të mëdha me paratë publike.
Kjo nuk është aspak komode për mua apo për bashkëpunëtorët e mi, ndaj paraardhësit tim, por kjo ishte gjëja e e vetme që duhet të bëja në kushtet e të ndodhurit përpara fakteve të tilla.