A1 Report - Tiranë, 545 mijë projekte urbanistike rrezikojnë të shkatërrohen

2015-08-21 1

TIRANE- Një pasuri e rrallë prej 545 mijë projekte të zhvillimit të qyteteve dhe ndërtesave të rëndësisë së veçantë në vendin tonë rrezikojnë të shkatërrohen.

Kjo pasi godina e Arkivit qendror teknik që i strehon është amortizuar dhe dosjet kanë marrë lagështi, madje një pjesë e tyre kanë humbur përfundimisht.

Drejtuesit bëjnë apel për ndërhyrje emergjente dhe dixhitalizim të këtij fondi të rrallë, si e vetmja mënyrë për ta shpëtuar.

"Deri tani kemi dixhitalizuar vetëm 18 % të fondit. Duhet ndërhyrje emergjente sepse godina nuk është në gjëndje të mirë ka lagështirë. Disa prej projekteve kanë marrë lagështirë dhe ne kërkojmë ti s'kanojmë dhe ti ruajmë në formë të dixhitalizuar. Ka dhe nga ato që kamë humbur përfundimisht" tha Gjergj Thomai, drejtori i arkivit qendror teknik

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe zv/Ministri i Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Gjon Radovani, i cili theksoi se arkivi është një vlerë kombëtare në fushën e ndërtimit dhe si i tillë duhet të mirëmbahet. Zv/Ministri pranoi se Arkivi nuk është në kushte optimale dhe për këtë arsye, përveç sistemimit dhe magazinimit të dokumentave, nevojitet edhe mirëtrajtimi i tyre