A1 Report - Elbasan, lirohet kancelari i Universitetit, arrestimi i paligjshëm

2015-08-21 1

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit liron nga qelia kancelarin e Universitetit të Elbasanit dhe drejtorin Ekonomik të këtij Universiteti.

Gjykatësi Ramazan Avdia, i Gjykatës së Elbasanit ka vlerësuar të paligjshëm arrestimin e Eljan Hoxhës dhe Filip Qose pasi nuk ka prova të mjaftueshme për legjitimetin e arrestimit të tyre.

Shkelja në kontratën e dhënies së një hapësire me qera për vjehrrën e kancelarit të Universitetit, bëri që në pranga të vihet Kancelari i Universitetit, Eljan Hoxha dhe Filip Qosja, drejtor i Drejtorisë Ekonomike, si dhe të hetohet Rektori i Universitetit të Elbasanit, "Aleksandër Xhuvani", bashkë me drejtoren e Drejtorisë Juridike, Fatma Spahiu.

Avokati i cështjes Shkëlqim Duka, e quajti absurd pretendimin e prokurorisë, duke i kërkuar gjykatësit Avdia që klientët e tij të liroheshin menjëherë. Sipas avokatit " polica ka kaluar çdo kompetencë që i jep ligji" ndërsa prokurori kërkoi masën e arrestit burg.