A1 Report - Nata e Bardhë në 29 Nëntor në kryeqytet, qeveria rikthen traditën

2015-08-21 2

TIRANË - Qeveria rikthen traditën e natës së bardhë, një festë simbol për 29 nëntorin,ditën e çlirimit, e cila nisi të festohej kur Edi Rama ishte në krye të bashkisë së Tiranës por që u hoq nga lista e aktiviteteve që nga 2011 kur në bashki erdhi Lulzim Basha.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka deklaruar se nata e bardhë këtë vit, përveçse muzikë dhe festë është konceptuar edhe si një natë e gjatë e muzeve ku teatrot, muzetë, cirku apo institucionet e tjera të kulturës do të qëndrojnë gjatë gjithë natës hapur, ndërsa për 28 nëntor, qeveria ka një axhendë të veçantë e cila do të jetë e përqendruar në qetetin e flamurit, Vlorë.

Mësohet se edhe bashkia e Tiranës, do të organiozojë një sërë aktivitesh, që do të nisin që në mëngjes herët por vetëm për 28 nëntorin, ditën e Pavarësisë, pasi demokratët, të cilët drejtojnë aktualisht bashkinë e Tiranës, nuk e njohin 29 nëntorin, si ditë të çlirimit të vendit, por njohin vetëm datën 28 nëntor.

Free Traffic Exchange