TIRANË - Reforma zgjedhore e plotë dhe gjithëpërfshirëse, është në fokusin e një konference që u zhvillua sot paradite me temë "Shoqëria civile dhe demokracia në Shqipëri; Reforma zgjedhore e plotë dhe gjithëpërfshirëse, domosdoshmëri për një sistem zgjedhor më përfaqësues, të drejtë dhe të qëndrueshëm".
Ambasadori i OSBE-së Raunig dhe BE-së Ettore Sequi nënvizuan rëndësinë e realizimit të reformës zgjedhore deri në mesin e vitit 2014, ndërsa kërkojnë nga Parlamenti të plotësojë vendet bosh në KQZ/
Në takim morën pjesë edhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi, Oerd Bylykbashi i PD-së, dhe ekspertë të zgjedhjeve. Kjo konferencë u organizua nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë dhe është zhvilluar në ambientet e hotel "Tirana".
Meta ka deklaruar se, politika duhet që të arrijë një konsensus në lidhje me reformën territoriale, që kur të vijnë zgjedhjet lokale dhe ato të përgjithshme të ketë një ndarje të re.