A1 Report - Itali-Shqipëri, bashkëpunim për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme

2015-08-21 0

TIRANE- Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë për zhvillimin e mëtejshëm të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme, do të shtrihet edhe në fushën e arsimit profesional, për të ndihmuar kryesisht gjysmë milionë emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë përtej Adriatikut. Në Tiranë do të zhvillohen tre ditë pune dhe shkëmbime eksperiencash mby shtyllat nga do të kalojë ky bashkëpunim.

Për të folur më konkretisht mbi shtyllat se si do të organizohet bashkëpunimi i mëtejshëm mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përfaqësuesit italianë kanë zhvilluar një takim edhe me ministrin Veliaj.

Drejtori i përgjithshëm për Imigrimin dhe Politikat e Itegrimit në ministrinë italiane të Punës dhe Politikave Sociale, Natale Forlani, ka deklaruar se tashmë gjysmë milioni shqiptarë që jetojnë dhe punojnë përtej Adriatikut, kanë kontribute të rëndësishme në zhvillimin ekonomik të dy vendeve.

"Shtylla e tretë e bashkëpunimit është që nëpërmjet programeve të përbashkëta, pse jo edhe më gjërë të bashkimit evropian, të shikojmë mundësinë e krijimit të tregut t përbashkët si dhe të kemi ndërveprime për të nxitur më tej investimet", tha Forlani.