A1 Report - Mirditë, kërcënim nga mbetjet toksike

2015-08-21 1

Ish pika e magazinimit dhe shpërndarjes së pesticideve për zonën verilindore të shqipërisë e cila ndodhet në qytetin e rreshenit, është kthyer në një kërcënim serioz për jetën e banorëve. Edhe pse është ndërhyrë për t'i pastruar këto mbetje duke i groposur, sërish ato janë një problem për zonën, pasi ka infiltrime duke ndotur ujërat nëntokësore. Alarmin për këtë situatë e ka dhënë edhe specialisti i bujqësisë në Mirditë, Bardhok Reci, duke kërkuar që të ndërhyhet në mënyrë urgjente për zgjidhjen e kësaj situatuate.

Free Traffic Exchange