A1 Report - Mirditë, protestë e punëtorëve të hidrocentraleve kundër firmës turke

2015-08-21 3

MIRDITË - Mospagesa prej tre muajsh e detyrimeve ndaj tyre, si dhe kushtet e vështira në punë ka hedhur në protestë me dhjetëra punëtorë, që punojnë në ndërtimin e hidrocentraleve në Mirditë, hidrocentrale të cilët janë dhënë me koncension nga qeveria.

Shoferët e kamionëve të kësaj firme thonë se po punojnë në kushte shumë të vështira dhe se në këto galeri janë në rrezik të ndonjë tragjedie, pasi kryhen shpërthime të fuqishme me dinamit, duke rrezikuar jetën e tyre. Ata kanë bërë të ditur se do të hynë në grevë urie deri në zgjidhjen e kësaj situate.

Këta punëtorë kanë bllokuar punën prej dy ditësh, duke mos lejuar asnjë punonjës, që të hyjë brenda deri në zgjidhjen e situatës, që sipas tyre rrezikon jetën e shumë personave.

Ndërkohë nga ana e firmës nuk është lejuar as media për të deportuar brenda ambjenteve, pasi kushtet e punës janë ekstreme. Firma turke ka nisur punën prej 6 muajsh për ndërtimin e disa heceve në lumin Fan, të cilët ishin dhënë me koncension nga qeveria e mëparshme.

Free Traffic Exchange