A1 Report - Shkodër, asnjë gjurmë mbetjesh toksike në Bajzë u larguan në 2009

2015-08-21 2

SHKODER- Në stacionin hekurudhor të Bajzes nuk ka mbetur asnjë gjurmë nga pesticidet që qendruan te stacionuara në këtë zonë për afro 17 vite.

Ky fakt konfirmohet nga vetë kryekomunari i Kastratit Viktor Popaj i cili në një intervistë për mediat ka deklaruar se ka qënë një projekt i qeverisë Shqiptare ne UNDP që në vitin 2009 bëri largimin e këtyre pesticideve drejt Anglise për tiu shkatërruar.

"Këtu jo se nuk ka patur në vitin 2009 ka patur mbetje kimike dhe që nga ai vit dhe në këto momente nuk ka sepse qeveria shqiptare në bashkëpunim me (KNUD-in) e kanë bërë të eleminueshme zhdukjen e mbetjeve. Banorët e Kastratit të Malsisë së Madhe jetojnë pa frikë ". -shprehet Viktor Popaj, Kryetar i Komunës Kastrat

Pastrimi kësaj zone bëri të mundur largimin e rrezikut i cili ishte i lartë në komunën e Kastratit, por fatkeqësisht ajo nuk i hapi rrugë edhe zhvillimit të mëtejshëm të këtij stacioni, sic u deklarua ne nisje te procesit. Nga ky aksion i cili nisi në 29 korrik të 2009-ës dhe përfundoi me 10 shtator të po këtij viti janë larguar 6 ton presticide të ngurta, si dhe 30 ton lëkura kafshësh të cilat kanë qenë të spërkatura me presiticide të lëngëta.