A1 Report - "Shqiptarja.com" në duart e protestuesve, lajmi shpresëdhënës

2015-08-21 0

TIRANE- "Shqiptarja.com" ka sjellë lajmin shpresëdhënës mes protestuesve se Qeveria Shqiptare dhe kryeministri Edi Rama po shkon drejt refuzimit të marrjes së lëndëve kimike në Shqipëri.

Edicioni i sapoprintuar i "Shqiptarja.com" gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes ka qenë në duart e të rinjve protestues para kryeministrisë, duke i informuar gjërësisht për ecurinë e zhvillimeve të çështjes së armëve kimike siriane në Shqipëri.


Të rinjtë kanë lexuar me vëmendje dhe janë gëzuar për këtë informacion paraprak.

Mbrëmë vonë, burime të sigurta për gazetën "Shqiptarja.com" pranë Qeverisë konfirmuan se po shkohet drejt refuzimit të sjelljes së lëndëve kimike siriane, në respekt të dëshirës dhe të protestave mbarëpopullore, dhe lajmi u pasqyrua në faqen e parë të gazetës.

Protestuesit që rezistuan gjithë natën në protestat e tyre përballë kryeministrisë, kanë festuar me "Shqiptarja.com" në dorë, duke mësuar se protesta e tyre e sinqertë dhe e vendosur po jep rezultatet e dëshiruara.