A1 Report - Kromi kontrabandë, kapet 'i forti' i Bulqizës, Elez Muja

2015-08-21 1

TIRANE- Elez Muja, bosi i "BYTYÇI" shpk dhe Veli Muça, administrator i "ERGIN VEP" shpk janë dy personat që u kapën dje me 3 kamionë krom kontrabandë në Milot. Tropojanit Muja, konfliktet kromit, një herë i kishin sjellë plagosjen në këmbë, prillin e vitit të kaluar dhe gushtin e këtij viti e futën në ngatërresa me përfaqësuesit italinë të "Ital krom 2000".

Sakaq, tri kamionët e tjerë me krom kontrabandë që u bllokuan dje në aksin Rrëshen-Milot, shënojnë kështu vijimin e operacionit që synon vendosjen e ligjshmërisë në shfrytëzimin e këtij minerali. Burime pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit, konfirmojnë për gazetën "Shqiptarja.com" se të ndaluarit e djeshëm janë pikërisht Elez Muja dhe Veli Muça, ndërsa burimet zyrtare u shprehën se "Policia do të luftojë pa kompromis krimin dhe paligjshmërinë, deri në zbulimin e plotë të hajdutëve të pasurisë së shqiptarëve". Ndërkaq, u bllokuan edhe 4 kamionë me lëndë drusore.