VLORË - Në ditën e katërt të bllokimit të kompleksit "Jon" në bregdet , banorët janë lejuar që të hyjnë në banesë. Por janë lejuar vetëm ata persona që kanë hipotekën e apartamentit.
Ndërkaq, kompleksi "Jon" vazhdon të jetë ende i bllokuar nga forcat policore të cilat rrinë gjatë 24 orë për mos lejimin e qytetarve dhe pronarve brënda në ambjentet e pallatit.
Mbrëmjen e djeshme është dhënë një urdhër që vetëm ata persona që kanë hipotekë apartamenti, mund të hynin në banesë, dhe hipoteka të jetë e shoqëruar me kartën e identifikimit, nga personi që do të hynte.
Sot në këtë objekt kanë qënë vetëm tre gra të cilat kanë mundyr të hynin në banesë. Njëra prej grave në momentin që është futur në objekt, nuk ka pranuar të flasë për median, ndërkohë edhe dy të tjerat i janë shmangur kontaktit të kamerave për të mos u identifikuar.
Situata ditën e sotme ka vazhduar e qetë, ndërsa fadromat e INUK, nuk kanë vazhduar me prishjen e ndërtesave, por vetëm me pastrimin e inerteve nga prishjet në ditët e kaluara. Po ashtu burime nga INUK, thanë se për kopmpleksin "Jon", është duke u verifikuar dokumentacioni i plotë të pallatit, ku në pamje të parë duket qartë se ka shkelje që nga pista e daljes në det, dhe të tjera të cilat më vonë do publikohen.