A1 Report - Ripërtëritja e hapësirave të QSUT Rama: Sfidë, por do ia dalim

2015-08-21 2

Ka nisur ripërtëritja e hapësirës publike përreth Qendrës Spitalore "Nënë Tereza". Vetë kryeminsitri Edi Rama dhe ministri i Mjedisit. Lefter Koka ishin të pranishëm për të vëzhguar nga afër procesin e ripërtëritjes së kësaj hapësire me mbjedhjen e pemëve.

Drejtoresha e QSUT-së Ogerta Manastirli tha se ky ështe hap i parë dhe shumë shpejt do të nisë rehabilitimi në ambientet e brendshme spitalore.

"Janë rreth 6 mijë pacientë, mjekë dhe vizitorë që hyjnë çdo ditë në këto ambiente. Është e rëndësishem që të sigurojmë mjedise të pastra dhe të përmirësojmë infrastrukturën mjedisore.

Ky është hapi i parë dhe shumë shpejt do të nisim me planin e rehabilitimit të brendshëm në funksion të shërbimit mjekësor"- tha drejtoresha e QSUT-së.

Ministri i Mjedisit Lefter Koka shprehu falenderimin për të gjithë ata që dhanë kontribut për "pyllëzimin e spitalit"- siç tha Koka.

"Ky është vetëm fillimi dhe shumë shpejt do të ketë aksione të tilla në të gjithë vendin."- shtoi më tej ai.

Nga ana e tij Kryeministri tha se ripërtëritja e hapësira publike të Qendrës spitalore është sfidë por që do ia dalin. Ai shprehu falenderimet dhe për punën që drejtoresha Manastirli po bën në QSUT.

Free Traffic Exchange