A1 Report - John Kerry tur në Europë, takohet në Itali me Lettën dhe Netanyahun

2015-08-21 0

ITALI - Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry, në turin e tij europian për çështjen e Sirisë, ka arritur të martën në darkë në aeroportin e Ciampino-s, në Romë.

Pikërisht në Itali, Kerry pritet të takojë Kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Në qendër të takimit së tyre do të jenë armët bërthamore të Iranit, si dhe bisedimet e paqes mes Izraelit dhe Palestinës.

Por, Kerry gjithashtu do të takojë edhe Kryeministrin italian Enrico Letta gjatë ditës së mërkurë. Letta do të kërkojë shpjegime në lidhje me skandalin e përgjimeve telefonike të Agjencisë Amerikane për Sigurinë Kombëtare, NSA.

Duke folur para gazetarëve në Paris ditën e hënë, Kerry nuk pranoi të komentojë në lidhje me këtë çështje, por tha se SHBA do ta sqaronte këtë situatë me Francën dhe vendet e tjera aleate.